Certifikime Ndërkombëtare të Gjuhës Gjermane pranë DEKRA Akademie Albania
telc – The Europian Language Certifikates është një nga institucionet më të njohura europiane për certifikimin e njohurive gjuhësore. Me seli qendrore në Bad Hamburg, telc ofron mbi 40 provime gjuhe dhe promovon shumëgjuhësinë, komunikimin ndërkulturor dhe mobilitetin profesional në Europë dhe më gjerë.
Sot, certifikatat telc njihen në mbi 20 shtete europiane dhe pranohen nga institucione arsimore, kompani, ambasada dhe autoritete shtetërore. Mbi 3000 shkolla gjuhësh dhe institute europiane, si dhe rreth 25000 mësues të licencuar, janë të autorizuar për zhvillimin e provimeve telc.
Në DEKRA Akademie Albania ju mund të zhvilloni provimet telc në mënyrë profesionale dhe sipas standardeve ndërkombëtare.
Pse të zgjidhni certifikimin telc?
Certifikatë e njohur ndërkombëtarisht
Certifikata telc njihet nga ambasadat dhe institucionet për:
- bashkim familjar,
- studime jashtë vendit,
- leje qëndrimi,
- punësim ndërkombëtar,
- njohje profesionale dhe akademike.
Provime digjitale dhe standarde europiane
- Provimet zhvillohen në format digjital.
- Korrigjimi dhe vlerësimi realizohen në Gjermani.
- Certifikimi bazohet në standardet e Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët (CEFR).
Kurse parapërgatitore
DEKRA Akademie Albania ofron kurse përgatitore për kandidatët që dëshirojnë të njihen me:
- strukturën e provimit,
- tipologjinë e ushtrimeve,
- kriteret e vlerësimit,
- strategjitë për sukses në provim.
Ndjekja e këtyre kurseve rrit ndjeshëm mundësinë për rezultate më të mira në provimet telc.
Mësim fleksibël i gjuhës gjermane
Kursantët mund të zgjedhin:
- mësim në klasë ose online,
- grupe të vogla,
- mësim individual sipas nevojave personale.
Metoda moderne të mësimdhënies
Ne ofrojmë:
- metoda interaktive të mësimdhënies,
- ambiente moderne dhe komode,
- staf të kualifikuar dhe me përvojë.
Mbi 40 provime gjuhe
telc (The Europian Language Certifikates) me seli kryesore në Frankfurt, ofron mbi 40 provime gjuhe.
Qytetet dhe organizimi i provimeve
Kurse të gjuhës gjermane zhvillohen në qytetet kryesore të vendit, ndërsa provimet telc organizohen vetëm në Tiranë.
Adresa: Rruga “Bardhok Biba”, Pallati Trema, Shkalla A, kati 3, 1016, Tiranë.
Provimet telc që ofrohen
Niveli A1
- Digital telc Deutsch A1
Niveli A2
- Digital telc Deutsch A2
- telc Deutsch A2+Beruf
- telc Deutsch A2 Schule
Niveli A2–B1
- Digital telc Deutsch A2-B1
Niveli B1
- Digital telc Deutsch B1
- telc Deutsch B1 Schule
Gjermanisht për infermierë
- Digital telc Deutsch B1-B2 Pflege
- telc Deutsch B1-B2 Beruf
Niveli B2
- Digital telc Deutsch B2
Gjermanisht për mjekë
- telc Deutsch B2 Medizin Zugangsprüfung
- telc Deutsch B2-C1 Medizin
- telc Deutsch B2-C1 Medizin Fachsprachprüfung
Niveli C1
- telc Deutsch C1
- telc Deutsch C1 Beruf
- Digital telc Deutsch C1 Hochschule
Niveli C2
- telc Deutsch C2
telc Deutsch B1-B2 Beruf
telc Deutsch B2 + Beruf
telc Deutsch B2- C1 Medizin Zugangsprüfung
- DEKRA Akademie në bashkëpunim të ngushtë me telc organizoi në muajin mars 2016 një trajnim lidhur me kualifikimin dhe licensimin e 13 mësuesve të gjuhës gjermane nga Shqipëria dhe rajoni. Mësuesit certifikohen për testim në nivelet gjuhësore nga A2 deri ne C1.
- Një vend të rëndësishëm zë edhe testimi lidhur me njohuritë gjuhësore të fushës së infermieristikës telc Deutsch B1-B2 Pflege dhe mjekësisë telc Deutsch B2- C1 Medizin.
- Për çdo paqartësi apo pyetje rreth certifikimit Telc telefononi në numrin 069 40 45 875
ose shkruani tek: telc.albania@dekra.com ose vizitoni faqen e Facebook “Telc Prüfungen in Albanien“.
Kontakt
Për informacion të mëtejshëm mbi provimet dhe certifikimin telc:
📞 Tel: 069 40 45 875
📧 E-mail: telc.albania@dekra.com

