POLITIKA E PRIVATËSISË

SI I PËRDORIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë suaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur DEKRA. Akademie sh.p.k. të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:
• Klientët;
• Punëmarrësit dhe ish-punëmarrësit;
• Kandidatët për punësim;
• Vizitorët në faqen tonë;
• Individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni.
DEKRA Akademie sh.p.k. garanton sistem të lartë sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar. Në faqen zyrtare të DEKRA Akademie sh.p.k, www.dekra.al, në rubrikën “Apliko tani” kërkohet nga përdoruesi të plotësohen disa të dhëna personale. Me plotësimin online, përdoruesi deklaron se jep pëlqimin e tij për procedimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë për përdorim të brendshëm të DEKRA Akademie sh.p.k.
Të dhënat jepen vetëm për faqen dhe jo për faqe të tjera të cilat vizitohen nga përdoruesi nëpërmjet lidhjeve të tjera. Pala përgjegjëse për trajtimin e të dhënave personale është DEKRA Akademie sh.p.k, me adresë Rruga Xhanfize Keko, Kompleksi Xhura, Tiranë.

Përpunimi i të dhënave personale në lidhje me shërbimet që ofrohen nëpërmjet internetit nga
kjo faqe menaxhohet nga stafi teknik i zyrës përgjegjëse për përpunimin e të dhënave. Asnjë
informacion që rezulton nga shërbimi nëpërmjet internetit nuk komunikohet ose shpërndahet,
përveç rasteve kur informacioni kërkohet nga organet kompetente që e fitojnë këtë të drejtë
me ligj të veçantë duke respektuar kërkesat e ligjit.
Të dhënat personale që japin përdoruesit, përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të shërbimit
ose për plotësimin e kërkesës dhe i komunikohen ofruesit të shërbimit dhe palëve të treta,
vetëm nëse nevojiten për këtë qëllim, duke respektuar kërkesat e ligjit.
Punëmarrësit e DEKRA Akademie sh.p.k. i nënshtrohen detyrimit për të ruajtur
konfidencialitetin e informacionit, i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në
bazë Ligjit dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. DEKRA Akademie
sh.p.k. vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen, si dhe monitoron
pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet në lidhje me sigurinë e informacionit.

DEKRA Akademie sh.p.k. përdor të dhënat personale të kategorive të subjekteve të të
dhënave personale të përcaktuara në këtë Politikë dhe i mban ato me qëllim që të ofrojë
shërbimin ndaj subjektit të të dhënave edhe për rastet e kërkuara nga ky i fundit për qëllime të
tjera të lidhura ngushtë me të. Kjo faqe nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të
tjera. DEKRA Akademie sh.p.k. ju inkurajon të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera
të internetit që ju vizitoni.
DEKRA Akademie sh.p.k. garanton secilin përdorues se pas dorëzimit të informacionit dhe të
dhënave në serverin e faqes së internetit të saj, zbatohet një sistem me standard të lartë sigurie
për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje me kërkesat e
parashikuara në Ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të
ndryshuar, si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Këto të dhëna nuk merren për të
vendosur lidhje me palët e identifikuara, por sipas natyrës së tyre, nëpërmjet përpunimit ose
lidhjes me informacionin dhe të dhënat e palëve të treta, ato mundësojnë identifikimin e
përdoruesve.
Për individët që janë të punësuar pranë DEKRA Akademie sh.p.k, mbahen të dhëna personale
që janë të nevojshme vetëm për qëllimin e punësimit. Këto të dhëna mbahen në vende të
sigurta, në mënyrë manuale, si dhe në sisteme kompjuterike, në përputhje me legjislacionin
në fuqi dhe rregullat tona të brendshme. Kur një punëmarrës nuk është më në marrëdhënie
pune me DEKRA Akademie sh.p.k, përgatitet një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës
ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për
qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit deri në përfundimin e afatit të
përcaktuar me ligj dhe më pas të dhënat shkatërrohen.

Të dhënat personale të subjekteve përpunohen në mënyrë elektronike dhe manuale në
përputhje të plotë me masat e sigurisë të përcaktuara në dispozitat e Ligjit nr. 9887, datë
10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar.
DEKRA Akademie sh.p.k. mbron të dhënat në ambiente dhe sisteme të sigurta, përveç rasteve
kur legjislacioni në fuqi e parashikon ndryshe dhe më pas të dhënat shkatërrohen.

DEKRA Akademie sh.p.k. përpiqet të jetë sa më e hapur për t’i dhënë individëve akses në të
dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë
personale, duke na dërguar një "Kërkesë për akses tek të dhënat personale” dhe në bazë të
Ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar, brenda
nje afati prej 30 ditësh nga data e marrjes së kërkesës, DEKRA Akademie sh.p.k. ju informon
mbi të dhënat tuaja personale ose ju shpjegon arsyen e mosdhënies së infromacionit.
Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’ju:
• Informojmë se përse i mbajmë ato;
• Tregojmë se tek cili marrës mund t’i përhapim këto të dhëna;
• Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare;
• Japim një përshkrim të tyre dhe nëse është e mundur në një formë të kuptueshme kopje të
informacionit.
Për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, si dhe mbi çdo të drejtë që ju në cilësinë
e subjektit të të dhënave gëzoni në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen
e të dhënave personale", të ndryshuar, është e nevojshme të bëni një kërkesë me shkrim
drejtuar DEKRA Akademie sh.p.k. ose të na e dërgoni në adresën dpo.al@dekra.com.

Individët, të dhënat personale të të cilëve përpunohen, kanë të drejtë që, në bazë të Ligjit nr.
9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar, të marrin në çdo
kohë konfirmimin për ekzistencën ose jo të të dhënave personale dhe të dinë përmbajtjen dhe
burimin e tyre, të verifikojnë saktësinë, përditësimin, korrigjimin ose fshirjen, të kërkojnë
informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave personale të përpunuara,
transformimin në mënyrë anonime ose bllokimin e informacionit dhe të dhënave që trajtohen
në kundërshtim me ligjin, si dhe në çdo rast të kundërshtojnë, për arsye të ligjshme, trajtimin
e tyre.

DEKRA Akademie sh.p.k. përpunon të dhënat personale të kategorive të subjekteve të të dhënave personale me qëllim kryerjen e veprimtarisë së saj në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregullave të brendshme.
DEKRA Akademie sh.p.k. është e angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit dhe informacionin e sistemeve të teknologjisë me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit
të informacionit nën kontrollin e saj, si dhe mbrojtjen nga përdorimi i paautorizuar, ndryshimi,
zbulimi apo shkatërrimi, qoftë aksidental ose i qëllimshëm.
DEKRA Akademie sh.p.k. përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit
të rreziqeve, si dhe përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe procedurale për të
arritur masat e duhura të sigurisë. DEKRA Akademie sh.p.k. merr parasysh zhvillimet në
teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e
informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e mundshme e sigurisë mbi të
dhënat personale.
Punëmarrësit e DEKRA Akademie sh.p.k, sipas deklaratës së konfidencialitetit të nënshkruar
prej tyre, ku mbajnë përgjegjësi ligjore, civile dhe penale, detyrohen të ruajnë konfidencialitetin
e informacionit edhe pas mbarimit të funksionit të tyre. Nëpërmjet hyrjes në këtë faqe interneti,
ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e përdorimit të parashikuara në të. Ky
dokument duhet kuptuar në përputhje dhe me kushtet e punës së DEKRA Akademie sh.p.k.
dhe kushtet e përdorimit të kësaj faqeje interneti dhe përbën "Politikën e Privatësisë", e cila do
të jetë objekt i përditësimeve të mëtejshme.

Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me email në adresën e e-mailit: dpo.al@dekra.com