DEKRA Akademie është një ndër ndërmarrjet më të mëdha private të formimit profesional në Gjermani. Çdo vit, më shumë se 100.000 njerëz i besojnë aftësisë sonë për t‘a kthyer cilësinë më të lartë të shkollimit dhe formimit të mëtejshëm profesional që ne ofrojmë, në një sukses konkret. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për vende të reja pune, hapa përpara në karrierën profesionale apo kualifikime të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi, studentët tanë mund të kenë besim të plotë tek ne në menaxhimin e plotë të suksesit të tyre.

Me 150 filiale të shpërndara në mbarë territorin e Republikës Federale Gjermane ne kujdesemi që cilësia e lartë në formimin profesional, nga njëra anë, dhe efiçenca, nga ana tjetër, të mos e përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi: Falë mjeteve dhe metodave moderne të mësimdhënies, ne mundemi që t’i trajtojmë me përgjegjësi nevojat e klientëve tanë në situatat e tyre konkrete jetësore e ato të karrierës profesionale.

Falë këtyre aftësive ne operojmë prej 40 vitesh si një partner i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në shkollimin dhe formimin profesional në fushën e ekonomisë dhe sektorin publik. Kjo traditë na ngarkon me përgjegjësi për t‘u përballur vazhdimisht me sfidat e të ardhmes. Ne i përgjigjemi në mënyrë fleksibël kërkesave aktuale të tregut të punës, njohim trendet dhe gjithashtu zhvillojmë teknikat dhe mjetet tona didaktike. Në këtë mënyrë, ne sigurojmë të ardhmen profesionale të njerëzve që na besojnë.

Aksesi dhe rrjeti i njohurive në këtë fushë u mundëson studentëve tanë avantazhe të dukshme dhe të matshme, qoftë në formimin teorik profesional, ashtu edhe në posedimin e praktikave profesionale dhe sigurimin e vendeve të punës.

DEKRA Akademie e zhvillon aktivitetin e saj Në Shqipëri prej vitit 2015 në fushën e infermierisë duke trajnuar infermierë të diplomuar për gjuhën gjermane, për licensimin si infermier në Gjermani, për sigurimin e kontratave të punës, si edhe mbështetje në procesin e transferimit, integrimit dhe fillimit të punës në Gjermani. Aktualisht janë rreth 1000 infermierë, të cilët po trajnohen dhe rreth 300 janë të punësuar në Gjermani. Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në  në adresën e emailit:

regjistrime.al@dekra.com

Përshtypjet e studentëve