TRAINIMI

MËSIMI I GJUHËS GJERMANE

Ligji gjerman kërkon njohjen e gjuhës gjermane në nivelin B2 që të punësohesh si infermier në Gjermani. Gjithashtu nevojitet të zotërosh edhe gjuhën specifike të infermierisë përveç gjuhës së përditshme. DEKRA Akademie mundëson mësimin intensiv të gjuhës gjermane të profilizuar në infermieri.

KOHËZGJATJA

Mësimi i gjuhës Gjermane zhvillohet çdo ditë nga e hëna në të premte, në dy turne paradite dhe pasdite. Secili nivel zgjat rreth 3 muaj. Që nga niveli A2 krahas mësimit të gjuhës, fillon edhe mësimi i fjalorit specifik infermieror.

Mësimi i gjuhës gjermane ofrohet në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Elbasan, Korçë dhe Shkodër.

Personeli ynë mësimdhënës dhe testues është i pajisur me çertifikatat përkatëse të marra nga institucionet e autorizuara të gjuhës gjermane, siç është telc, lidhur me mësimin e gjuhës gjermane të profilizuar në infermieri. Provimet e gjuhës mundësohen nga personeli i DEKRA Akademie në bashkëpunim me Institucionin telc.

Përgatitja për provimin e lejes së ushtrimit të profesionit të infermierit, Fachkenntnissprüfung, në Gjermani.

Për plotësimin e lëndëve që mungojnë në diplomat e studentëve që i kanë bërë studimet në Shqipëri, ne ofrojmë edhe kurse plotësuese në infermieri. Të gjitha këto ofrohen për ata infermierë që pranojnë të punojnë në Gjermani për një periudhë minimale prej 2 vjetësh, sipas të gjitha të drejtave dhe përgjegjësive që parashtron ligji gjerman i punës.
Të gjitha këto njohuri që infermieri i fiton në programin tonë janë të nevojshme për të kaluar provimin e liçensës gjermane, Fachkenntnisprüfung, dhe për të siguruar lejen e punës në Gjermani.

Laboratorët

Pas kalimit të nivelit B1 të gjuhës nis përgatitja për provimin e lejes së ushtrimit të profesionit të infermierit në Gjermani, Fachkenntnissprüfung. Kjo përgatitje zhvillohet në laboratorët tanë.