DEKRA Akademie në bashkëpunim me InterPersonnel Albania Shpk, agjensi punësimi e liçensuar sipas legjislacionit shqiptar, garanton punësimin në Gjermani të infermierëve që kanë përfunduar me sukses trainimin. DEKRA Akademie u mundëson infermierëve të përfshirë në programin trainues në Shqipëri:
- Kontakte të drejtpërdrejta ose nëpërmjet mjeteve elektronike të komunikimit me punëdhënësit.
- Asistencë në përgatitjen dhe nënshkrimin e kontratës së punës.
- Asistencë në proçesin e njohjes së kualifikimeve në Gjermani deri në dhënien e provimit të ushtrimit të profesionit të infermierit në Gjermani (Fachkenntnissprüfung).
- Mbështetje në proçesin e aplikimit dhe marrjes së vizës dhe lejes së punës.
- Mbështetje në fazën fillestare të integrimit në Gjermani duke përfshirë regjistrimin pranë autoriteteve, konsulencë për bashkimin familjar.
Kushtet e punës në klinika apo shtëpi të moshuarish në Gjermani janë të standarteve të larta. Ato janë të pajisura me elementet teknike të nevojshëm për të krijuar komoditetet e duhura.
Shpesh merren parasysh edhe preferencat personale të infermierëve për të zgjedhur vendin ku do jetojnë e punojnë.
