PERSPEKTIVA FINANCIARE

DEKRA Akademie ju garanton një pagë mujore neto prej minimumi 1.500 euro si infermier i regjistruar dhe i miratuar në një institucion gjerman (klinikë apo shtëpi të moshuarish). Ekzistojnë mundësi reale për të marrë një pagë më të lartë nëpërmjet eksperiencës në punë, turneve të natës si dhe specializimeve të mëtejshme. Klientët tanë gjermanë kërkojnë vazhdimisht personel me potencial për t’u bërë kryeinfermier ose për të marrë pozicione menaxhuese.

Krahas pagës neto, pjesë e kontratës së infermierëve, të cilëve u mundësojmë punësimin në Gjermani, janë edhe:

  • Sigurimet shoqërore në Gjermani; Të vlefshme për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
  • Siguracioni shëndetësor në Gjermani; Të vlefshme për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Për plotësimin e lëndëve që mungojnë në diplomat e studentëve që i kanë bërë studimet në Shqipëri, ne ofrojmë edhe kurse plotësuese në infermieri. Të gjitha këto ofrohen për ata infermierë që pranojnë të punojnë në Gjermani për një periudhë minimale prej 2 vjetësh, sipas të gjitha të drejtave dhe përgjegjësive që parashtron ligji gjerman i punës.