Kush mund të aplikojë?

Rreth CV suaj, mësimi i gjuhës gjermane, informohu për çertifikatën telc

FILLIMI

Na dërgoni CV-në tuaj dhe ne do ta shqyrtojmë atë sipas kërkesave ligjore dhe kritereve kryesore. Këtu mund të bëni download të modeleve standarte dhe një përshkrim të detajuar sesi të plotësoni formularët.

MËSO

Mësimi i gjuhës gjermane fillon menjëherë pasi infermierët firmosin kontratat, të cilat janë dëshmi e seriozitetit të infermierëve për t’iu përkushtuar mësimit të gjuhës gjermane dhe të vendimit të tyre për të punuar e jetuar në Gjermani.

Nëse infermierët kanë njohuri paraprake në gjermanisht, do t’iu bëhet një test në fillim të trainimit për të qartësuar nivelin real të njohurive të të kuptuarit, të të folurit dhe të të shkruarit.

Për të garantuar kushte optimale të mësimit, kursi do të bëhet në grupe të vogla. Është planifikuar që të ketë 3 orë në ditë gjatë 5 ditëve të javës,si dhe detyra shtëpie. Pa dyshim që duhet shumë punë, por nuk ka rrugë tjetër për të mësuar me sukses gjuhën gjermane. Ne jemi këtu për të lehtësuar këtë proçes të vështirë.

MERR ÇERTIFIKATËN B2 telc NË GJERMANISHT

Çertifikata zyrtare e nivelit B2 e telc është e detyrueshme për të filluar punë si infermier i regjistruar në Gjermani.

Çfarë nënkupton niveli B2 dhe kush e bën provimin?

Niveli B2 tregon “nivel mbimesatar” në Kuadrin e Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (Common European Framework of Reference for Languages). Nuk është e lehtë, por DEKRA Akademie është e përkushtuar për të ndihmuar infermierët me një program trainimi specific për ta, që i përgatit në mënyrën më të mirë të mundshme për provimin përfundimtar dhe i mundëson të dalin të suksesshëm në këtë provim si dhe në aspekte të tjera.

Zyrtarisht niveli B2 e përcakton zotërimin e gjuhës si vijon: “Mund të kuptojë idetë kryesore të teksteve komplekse për tema konkrete dhe abstrakte, duke përfshirë diskutime teknike në fushën e tij/saj të specializimit. Mund të ndërveprojë me një lloj elokuence dhe spontaniteti që mundësojnë komunikim të lirshëm dhe pa vështirësi me vendasit.

Mund të prodhojë një tekst të qartë dhe të detajuar për shumë subjekte dhe të shpjegojë këndvështrimin e tij për çështje të ndryshme duke dhënë anët pozitive dhe negative të opsioneve të ndryshme”.