KUSHTET E PËRDORIMIT

DEKRA Akademie sh.p.k, me qëllim dhënien e informacioneve që lidhen me aktivitetin e saj në kuadër të formimit profesional në fushën e infermierisë, përdor këtë faqe interneti: www.dekra.al.
DEKRA Akademie sh.p.k. synon që informacioni i publikuar në faqen e internetit të jetë i plotë dhe i përditësuar dhe nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim (humbje financiare, humbjen e të ardhurave, etj), që mund të rezultojë nga përdorimi në çfarëdo forme dhe për çfarëdo qëllimi i faqes së internetit të DEKRA apo lidhjeve në faqe të tjera, të përfshira në faqen e internetit të kësaj të fundit.
DEKRA Akademie sh.p.k. ruan të drejtën e pronësisë për këtë faqe interneti, si dhe për materialet e publikuara në të. Përdorimi i kësaj faqeje interneti nënkupton pranimin e Kushteve të Përdorimit, të cilat lexohen së bashku me Politikën e Privatësisë dhe që janë të aplikueshme në të gjithë përmbajtjen e kësaj faqeje interneti. Në rast se vizitori/përdoruesi i internetit nuk është dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve, vizitori/përdoruesi duhet të dalë nga kjo faqe interneti dhe të mos bëjë asnjë përdorim të mëtejshëm të saj.