APLIKANTËT

KUSH MUND TË APLIKOJË

Kushti kryesor për të aplikuar në programin tonë të mësimit të gjuhës gjermane dhe përgatitjes për të punuar dhe jetuar në Gjermani është që infermierët të kenë një diplomë universitare si infermierë të përgjithshëm dhe liçensë ushtrimi profesioni. Eksperienca dhe specializimet e mëtejshme, master apo të tjera, sigurisht që janë në favorin e kandidatëve potencialë.

Aplikantët duhet të jenë të interesuar për të punuar dhe jetuar në Gjermani për të paktën 2 vjet si dhe të gatshëm për të dhënë provimin e liçencës së infermierit në Gjermani.

ÇFARË OFRON DEKRA AKADEMIE?

  1. Mësim FALAS i Gjuhës Gjermane;
  2. Përgatitje FALAS për provimin e licensimit Fachkenntnissprüfung;
  3. Shërbimet FALAS punësimit;
  4. Asistencë në procesin e transferimit.
  5. Mundësi për të parafinancuar shpenzimet, sipas kontratës me DEKRA Akademie.

DETYRIMET TUAJA

  1. Të paraqisni dokumentat e kërkuara për njohjen e kualifikimeve
  2. Ndjekje e rregullt e kurseve të gjuhës gjermane dhe të formimit profesional
  3. Të nënshkruajë kontratën e punës me një nga punëdhënësit e ndërmjetësuar nga DEKRA Akademie dhe të qëndrojë në punë për të paktën 2 vjet.
  4. Të përballoni shpenzimet e palëve të treta, sipas kontratës me DEKRA Akademie.

Takim me punedhënësit e mundshëm

Reportazh për studentët tanë në Gjermani